Tiranë- Lihen në burg katër personat e akuzuar dhe të arrestuar për vrasjen e 66-vjeçarit Behar Sofia.
Gjykata ka vendosur burg për autorin e dyshuar të vrasjes Behar Sofia, organizatorin Skënder Vathi dhe dy të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha dhe Xhuliano Visha.
Ernejt Shyti u përball me gjykatësen i pari. Ai nuk ka folur në seancën e sotme dhe ka deklaruar se do të japë shpjegime të detajuara në një moment të dytë. Në përfundim gjykata ka vendosur ‘burg pa afat” me akuzën “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Xhixha dhe Visha kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë dhe kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie por gjyqtarja ka vendosur t’i lërë në burg.