Itali- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar shqiptar. Mediat vendase raportojnë se shqiptari është arrestuar në Rimini të shtunën në mbrëmje pasi u përpoq të godiste me thikë gruan e tij 30-vjeçare para policisë që ishte thirrur pas një sherri në familje.
Gruaja telefonoi policinë nga frika se mos e lëndonte atë dhe fëmijët e tyre të moshës katër dhe shtatë vjeç. I arrestuari kohët e fundit u përpoq ta mbyste atë para fëmijëve dhe gjithashtu kërcënoi se do t’i priste fytin me një makinë pastruese mishi.
Gruaja që ka denoncuar dhunën ka deklaruar se shqiptari ishte i dhunshëm edhe me fëmijët. Ndërkohë pretendimet e gruas janë përkrahur edhe nga fqinjët të cilët kanë pohuar se i arrestuari ushtronte dhunë. Gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare, tha se ajo nuk kishte thirrur polici më parë nga frika se ai mund të bëhej edhe më i dhunshëm.
Teksa po shoqërohej nga policia, shqiptari është kthyer për të qëlluar me thikë gruan në stomak, duke e kërcënuar: Do të të djeg të gjallë!