Tiranë- Kuvendi dhe presidenti Ilir Meta vijojnë luftën e dekreteve. Me 93 vota kundër, deputetë e parlamentit rrëzuan sot dekret-ligjin e kthyer nga presidenti për karrierën në Forcat e Armatosura.
Meta ktheu mbrapsht ligjin për karrierën në Forcat e Armatosura me argumentin e dekurajon arsimimin e të rinjve dhe nxit idenë e gabuar se gjen punë edhe “pa shkollë”.
Në arsyetimin e tij presidenti, kërkoi përmirësimin e trajtimit financiar të ushtarakëve për të ndaluar largimin e tyre nga vendi. Meta theksonte se ndryshimet ligjore cenojnë piramidën e drejtimit në Forcat e Armatosura si dhe kërkon të mos preket ecuria në karrierë dhe fitimin e gradave përmes ndërhyrjeve të qeverisë.