Vlorë- Është ndarë jeta Viron Toska ish- trajner dhe shef klubi i Flamurtarit në basketbollin për femra. Ish- trajneri ka humbur jetën nga COVID- 19.
Burimet bëjnë me dije se Toska prej dy javësh është konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe mëngjesin e sotëm lajmërohet humbja e jetës.
Viron Toska ka drejtuar ekipin e Flamurtarit prej dy dekadash, që prej vitit 2000. Ai ka qenë trajner i Kombëtares së basketbollit për femra, ekipi që ka rekorde në 15 kampionate, teksa në 10 vitet e fundit shënon 29 trofe.