• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

SULMI NË VJENË/ AUTORI DHE NJË NGA VIKTIMAT, SHQIPTARË NGA MAQEDONIA E VERIUT. DËSHMIA E FQINJVE…

04/11/2020
in Aktualitet, Botë
0
SULMI NË VJENË/ AUTORI DHE NJË NGA VIKTIMAT, SHQIPTARË NGA MAQEDONIA E VERIUT. DËSHMIA E FQINJVE…

20 vjeçari Kujtim Fejzullait, me shtetësi të Austrisë dhe të Maqedonisë së Veriut, është identifikuar si i dyshuar për sulmin e së hënës.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut, thanë se po bashkëpunojnë me autoritetet austriake rreth sulmit të së hënës në Vjenë, që la pas vetes pesë të vrarë, në mesin e të cilëve është edhe autori i sulmit.

Familja e Fejzullait është me prejardhje nga fshati Çellopek i komunës së Tetovës. Banorë të këtij fshati thanë se familja nuk njihej për pikëpamje ekstremiste, por se i riu mund të jetë indoktrinuar nga rrethi ku është rritur në Vjenë.

Policia e Maqedonisë së Veriut tha se autoritetet policore austriake përmes EUROPOL-it kanë kërkuar informata dhe bashkëpunim lidhur me rastin dhe se Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar i ministrisë së Brendshme po bashkëpunon me zyrtarët austriak, por nuk kanë ndonjë dosje mbi veprimtarinë e Kujtim Fejzullait.

Një nga viktimat e sulmit të së hënës është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Familjaret thanë se i vrari është Nexhip Vrenezi, 21 vjeçar me prejardhje nga Veleshta e Strugës.

Sulmi i së hënës u dënua gjerësisht në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka biseduar në telefon me presidentin austriak Alexander Van der Belen, të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura. “Sulmi terrorist është sulm ndaj vlerave të përbashkëta në të cilat besojmë dhe ndaj mënyrës sonë të jetesës”, citohen të kenë thënë të dy presidentët, sipas një komunikate të zyrës së zotit Pendarovski.

Терористичкиот акт во Виена е напад врз заедничките вредности во кои веруваме и врз нашиот начин на живот. Во телефонскиот разговор со австрискиот претседател @vanderbellen го осудив нападот и упатив сочувство до граѓаните на Австрија и до семејствата на жртвите и повредените. pic.twitter.com/R4YhZtmuFj

— Stevo Pendarovski (@SPendarovski) November 3, 2020

Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup e cilësoi si një “sulm tragjik ndaj njërit prej qyteteve më të sigurt në Evropë”.

“E ndajmë dhimbjen me miqtë tanë austriakë dhe evropianë. Terrorizmi nuk njeh komb as fe, as origjinë”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme në të cilën nënvizohet se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i kontribuon në mënyrë aktive koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit të çfarëdo lloji.

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, e “dënon ashpër çdo vepër dhe akt të dhunës që bëhet në emër të Islamit dhe myslimanëve dhe ka për synim të marrë jetën e njerëzve, dëmtimin e objekteve fetare, të krijojë kaos dhe terror në rrugët e Evropës, të lëkundë themelet e tolerancës ndërfetare dhe të ngjallë mosbesim tek komuniteti mysliman në përgjithësi”. Sipas kësaj bashkësie këto vepra janë “qyqare, të pa pranueshme dhe të ndaluara sipas të gjitha mësimeve të islamit”.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në reagimin e saj tha se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleatëve ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit.

BDI dënon sulmin terrorist në Vjenë dhe ndanë dhimbjen me shtetin mik Austrinë

“Austria dhe në veçanti Vjena janë nikoqirë të shumë familjeve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilëve vazhdimisht u ka ofruar mundësi të barabartë në të gjitha fushat e jetës, ndërsa kontributi i shtetit austriak në rajon është i jashtëzakonshëm”, theksohet në një komunikatë të partisë shqiptare e cila shton se “ekstremizmi i dhunshëm nuk ka dhe nuk do të ketë vend asnjëherë në shoqërinë tonë dhe se ai duhet çrrënjosur”.

Tags: autori dhe viktima shqiptareKujtim Fejzullaimaqedonia e veriutNexhip VreneziSulmi ne vjene
Previous Post

TWITTER, FACEBOOK DHE GOOGLE MARRIN MASA KUNDËR KEQINFORMIMIT NË DITËN E ZGJEDHJEVE NË SHBA

Next Post

LAJMI I TRISHTË PËR SPORTIN/ COVID-19 I MERR JETËN VIRON TOSKËS , ISH- TRAJNERIT TË BASKETBOLLIT PËR FEMRA NË VLORË

Related Posts

“I forti i Myslym Shyrit” dha 40 mijë euro për të vrarë me tritol 32-vjeçarin në Kamzë

“I forti i Myslym Shyrit” dha 40 mijë euro për të vrarë me tritol 32-vjeçarin në Kamzë

24/02/2021
Lushnje, tërhoqi qenin zvarrë me motor derisa e ngordhi, procedohet penalisht 64-vjeçari

Lushnje, tërhoqi qenin zvarrë me motor derisa e ngordhi, procedohet penalisht 64-vjeçari

24/02/2021
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së, kërkon shkarkimin e prokurorit Kujtim Luli

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK-së, kërkon shkarkimin e prokurorit Kujtim Luli

24/02/2021
Pamje nga burgjet në Ekuador

Përleshje mes të dënuarve në 3 burgje, 62 të vdekur në Ekuador (FOTO)

24/02/2021
Brazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate kundër Covid, gjendet edhe në Shqipëri

Situata në vend/ MSH: 19 humbje jete dhe 1021 raste të konfirmuara 24 orët e fundit

24/02/2021
OBSH autorizon AstraZeneca, i hap rrugën shpërndarjes së dozave

‘Shkel’ kontratën me BE-në, AstraZeneca do të jap më pak se gjysmën e vaksinave COVID-19

24/02/2021
Next Post
Viron Toska

LAJMI I TRISHTË PËR SPORTIN/ COVID-19 I MERR JETËN VIRON TOSKËS , ISH- TRAJNERIT TË BASKETBOLLIT PËR FEMRA NË VLORË

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Shtatë shenja që tregojnë se ju mund të keni patur COVID-19 dhe ta keni kaluar atë

    Shtatë shenja që tregojnë se ju mund të keni patur COVID-19 dhe ta keni kaluar atë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Me FOTO/ Kush janë Albert Zaja dhe Elmir Tufa, të shpallur në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehen temperaturat e larta deri në 20°C/ Surprizat e motit për ditën në vijim

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë!/ Pas vdekjes së djalit nga COVID-19, ndërron jetë edhe babai, ishte në intubim

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shtim rastesh me COVID-19/ Gjendje e vështirë në Durrës, Kavajë dhe Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji

Lajmet e fundit:

“I forti i Myslym Shyrit” dha 40 mijë euro për të vrarë me tritol 32-vjeçarin në Kamzë

“I forti i Myslym Shyrit” dha 40 mijë euro për të vrarë me tritol 32-vjeçarin në Kamzë

24/02/2021
Maqedonia e Veriut merr dërgesën e dytë të vaksinave nga Serbia

Maqedonia e Veriut merr dërgesën e dytë të vaksinave nga Serbia

24/02/2021
Zgjatja e koncensionit të Rinasit, Meta: Fakte tronditëse të kapjes së shtetit

Zgjatja e koncensionit të Rinasit, Meta: Fakte tronditëse të kapjes së shtetit

24/02/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.