Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 793 raste të reja me Covid, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Fatkeqësisht në këtë periudhë kohore kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e virusit. Sakaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 352 persona.