Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Parlamentit të Kosovës në legjislaturës e tetë. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën si kryeparlamentar. I propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim nga 113 deputetë të pranishëm në sallë. Glauk Konjufac më herët në qeverinë Kurti ka qenë ministër i Jashtëm.
Ndërkohë janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit të legjislaturës së VIII-të me 107 vota për dhe tre kundër. Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) është zgjedhur Bedri Hamza, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.