Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 17 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 781 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se numri më i madh i rastev e pozitive është konfirmuar në Prishtinë me 243 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja janë shëruar edhe 764 pacientë.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë janë regjistruar gjithsej 84.498 të infektuar, prej të cilëve 69.887 janë shëruar ndërsa 1.803 kanë vdekur.