• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Kriza e pandemisë, vitin e kaluar u dhanë rreth 100 mijë mikrokredi konsumatore më pak

26/03/2021
in Ekonomi
0
Kreditë me probleme u rritën lehtë në 8.2% në muajin Janar

Kriza ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në tregun e mikrokredisë konsumatore.

Të dhënat nga Shoqata Mikrofinanca Shqiptare tregojnë se për vitin 2020 janë disbursuar më pak se 155 mijë kredi të vogla konsumatore, ndërsa në vitin 2019 numri i këtyre kredive kishte qenë rreth 250 mijë.

Rënia drastike e numrit të kredive të disbursuara dëshmon që sektori i mikrofinancës i vuajti më shumë pasojat e krizës krahasuar me sektorin bankar. Moratoriumi tremujor i pagesave i vendosi shumë prej kompanive të këtij sektori në vështirësi likuiditeti. Duke pasur rezerva më të vogla krahasuar me sektorin bankar dhe në mungesë të aksesit në instrumentet e furnizimit me likuiditet të Bankës së Shqipërisë, institucionet e mikrokredisë u detyruan të kufizojnë shpenzimet dhe të ngadalësojnë ose të ndërpresin tërësisht huadhënien e re gjatë tremujorit të dytë 2020.

Me rihapjen e ekonomisë dhe rifillimin e pagesave të kësteve të kredisë, aktiviteti i institucioneve të mikrofinancës rifilloi, por larg ritmeve të periudhës së parakrizës. Këto institucione kreditojnë kryesisht në segmentin me rrezik më të lartë të tregut, ndaj edhe standardet e huadhënies pësuan një lloj shtrëngimi. Përveç një kujdesi të shtuar nga ana e ofertës, tregu vuajti edhe nga rënia e kërkesës, shpesh të ndikuar direkt nga ecuria e epidemisë së Covid-19.

“Ne vërejmë që ka kërkesë të ulët për kredi dhe vështirësi në pagesa. Njerëzit sëmuren nga Covid-19, shpenzojnë shuma të mëdha për barna, ekzaminime dhe mjekime dhe kjo po e ndikon tregun, si në kuptimin e kërkesës, ashtu edhe të aftësisë paguese. Edhe psikologjikisht, njerëzit nuk janë të prirur të bëjnë shpenzime që i konsiderojnë jo të domosodshme. Pra, është një moment i vështirë dhe pandemia po jep pasoja serioze,” thotë për revistën “Monitor” Akan Ajdini, drejtor i përgjithshëm i Iute Credit.

Sipas disa të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rreth 68% e kërkesave në regjistrin e kredisë, vijnë prej institucioneve të mikrofinancës, fakt që tregon se numri më i madh i kërkesave për kredi adesohet në institucionet e mikrofinancës. Këto institucione aplikojnë kritere më të lehtësuara për kredidhënien dhe kanë procedura shumë të shpejta të procesimit të aplikimeve.

Por, nga ana tjetër, ato aplikojnë norma interesi efektive shumë më të larta interesi, që në disa raste mund të shkojnë deri në 250%. Banka e Shqipërisë në muajin shkurt prezantoi një projekt-rregullore që pritet të vendosë një normë tavan interesi për kredinë konsumatore. Një projekt i tillë kundërshtohet nga institucionet e mikrofinancës, që argumentojnë se një masë e tillë do të ulte ofertën për kredi dhe do të kufizonte aksesin e publikut në produktet financiare.

Marrë nga Monitor.al

Tags: Banka e Shqipërisëmikrokredi konsumatorepandemiaShoqata Mikrofinanca Shqiptare
Previous Post

Interpretoi në seriale turke dhe filmin ‘Taken’, ndërron jetë aktori i njohur shqiptar i infektuar me COVID-19

Next Post

“Institucionet të ndërpresin aktivitetin politik”/ Presidenti Meta ngre alarmin për zjarrin tek Casa Italia

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
“Institucionet të ndërpresin aktivitetin politik”/ Presidenti Meta ngre alarmin për zjarrin tek Casa Italia

“Institucionet të ndërpresin aktivitetin politik”/ Presidenti Meta ngre alarmin për zjarrin tek Casa Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.