Sektori që po has më tepër vështirësi prej pandemisë së koronavirusit ka qenë sektori i tekstileve. Fasoneritë në vendin tonë nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti, ku me pandemitë e reja në shtetet europiane dhe fqinje muajt e fundit kanë shkaktuar rënie drastike në kërkesën e eksportit të prodhimeve të veshjeve të punës.
Kryetar i shoqatës së fasoneve shqiptare, Edvin Prençe ishte i ftuar në studion e emisionit Ekonomi Plus në Syri Tv me moderatoren dhe autoren Klaudja Karabolli për të diskutuar mbi pasojat që shkaktoi pandemia në sektorin fason në vendin tonë.
I pyetur në lidhje me pasojat e shkaktuara nga pandemia, Prençe pohoi se problematika kryesore qëndron tek rënia e kërkesave të eksportit.
“Problematika kryesore është rënia e kërkesave nga jashtë. Kishim parashikuar që do të kishte rënie drastike e kërkesave, dhe në situatën aktuale e krahësojmë me vitin paraardhës, ku fasonet kishin prodhim të vazhdueshëm. Automatikisht me nisjen e pandemisë 27 mijë vende pune janë të humbura, këtu deri në 200 vende pune që humbin në javë. Ne si shoqatë kemi kërkuar paketa ndihmëse nga qeveria, por kanë qenë pa sukses.“
Ndër të tjera Premçe u shpreh se problem kryesor qëndron tek konsumi i prodhimeve në vendin tonë.
“Problematika kryesore ëhtë se ne prodhojmë vetëm për jahstë por jo për vendin tonë.”