Administrator fasonerie në Elbasan, Gjergji Gjika në emisionin Ekonomi Plus foli për problematikat dhe vështirësitë me të cilat u përball ky sektor gjatë vitit 2020.
” Pandemia na ka vendosur rregulla strike, ne si kompani eksporti kemi rënie drastike të porosive normale, por situata është e errët. Kjo situatë nuk është vetëm në vendin tonë. Por ne nuk duhet të vazhdojmë të këndojmë të njëjtën këngë që pandemia na kapi pa përgatitur, por na duhet një paketë rigjeneruese për këtë sektor. Problemi numër një është sigurimi i punës për eksport, në disa momente bëhet i pamundur. Problemi i dytë punonjësit tanë kanë kaluar frikën individuale, nuk ka pasur raste fatale, por ka pasur ndikim, problematikë e tretë, me ndërprerjen e punës në marsin e kaluar nuk pati pagesa për punëtorët, as sot nuk ka.”
Gjika u shpreh se protokolli i kuq në sektorin fason htë zbatuar me përpikmëri.
“Protokolli i kuq është abatuar. Nuk themi dot se nuk kemipasur raste me covid, por nuk kemi pasur vdekje. Masat janë zbatuar, por nuk mund të themi që kemi pezulluar nga puna, sepse unë nuk kam çfarë të pezulloj kur nuk kam punë.Shteti duhet të jetë partnerë yni në këtë ditë, pasi jemi treguar të rregullt.”