Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4% këtë vit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Banka Botërore me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut. Ajo ka shkruar se gjatë vitit 2020 ekonomia e Kosovës, u tkurr me 6.9% për shkak të Covid.
“Pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9 për qind në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4 për qind këtë vit pasi COVID-19 vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet”, njofton Banka Botërore.