Vladimir Putin, Angela Merkel dhe Emmanuel Macron janë ulur në diskutime për vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe përdorimin e saj në Evropë, në një konferencë ditën e djeshme.
Midis temave të tjera që diskutuan udhëheqësit, rusë, gjermanë dhe francezë, ishin perspektivat për regjistrimin e vaksinës në BE si dhe mundësinë e dërgesave dhe prodhimit të përbashkët në kombet Europiane, shkruan The Guardian.
Të tre udhëheqësit diskutuan gjithashtu situatën në Ukrainë, Bjellorusi, Libi, Siri dhe ranë dakord të koordinojnë përpjekjet në mënyrë që Irani të kthehet në përputhje të plotë me detyrimet e tij ndërkombëtare.
Shpërndarja e ngadaltë e vaksinave të BE-së është ndjekur nga një mungesë e dozave, por këto mungesa priten të lehtësohen ndjeshëm nga fillimi i muajit të ardhshëm me më shumë se 300 milion doza të vaksinave Pfizer / BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca që do të mbërrijnë në prill, maj dhe qershor