• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria, me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, 40% e të larguarve nga 2012-2019 të arsimuar

31/03/2021
in Sociale
0
Shqipëria, me rrjedhën më të lartë të trurit në rajon, 40% e të larguarve nga 2012-2019 të arsimuar

Të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor, të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, tregojnë se fenomeni në Shqipëri është i përhapur tek të rinjtë dhe të arsimuarit.

Sipas grafikut, në të cilin emigracioni është analizuar në dy periudha 2012-2014 dhe 2015-2019 rezulton se gjatë katër viteve të fundit, fenomeni është përkeqësuar sidomos në grupmoshat 20-24 vjeç. Sipas të dhënave që i referohen emigracionit neto (një nga matjet) gjatë periudhës 2015-2019 ishin larguar nga vendi rreth 18 mijë të rinj në këtë grupmoshë, nga më pak se 10 mijë në periudhën e 2012-2014.

Ekspertët e Vjenës vënë re se, në Shqipëri emigrimi i të arsimuarve është në nivele shumë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të tilla si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Ikja e trurit është veçanërisht e fortë tek të rinjtë, sidomos në grupmoshat 15-19 dhe 20-24 vjeç. Por emigrimi i forcës së aftë të punës në Shqipëri është i lartë edhe në grupmoshat 25-29 dhe 30-34 vjeç.

Studimi vëren se nga një grup prej 105 mijë emigrantësh që ikën nga Shqipëria gjatë periudhës 2012-2019, kanë qenë të arsimuar 40,700 persona ose 40% e totalit të emigrantëve.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përjetuan emigrim neto gjatë periudhës dekadës së fundit, por me ndryshime të rëndësishme midis vendeve për nga madhësia dhe modeli i moshës.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ka migrim neto midis grupeve më të reja dhe kthim ndër grupet e vjetra. Në Malin e Zi, modelet e migrimit neto janë specifike për periudhën dhe priren të kthehen mbrapsht me shpejt.

Në Serbi, të gjitha grupet e popullsisë përjetojnë emigrim neto, përveç personat në të 30-at e tyre.

Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera, ka emigrim neto midis të gjitha grupeve, por veçanërisht midis grupeve më të reja.

Në përgjithësi, emigracioni neto i vlerësuar në rajon ndodh kryesisht midis atyre me arsim të ulët dhe të mesëm, me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë, ku emigrojnë të arsimuarit. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, emigracioni neto është më i theksuar midis personave me arsim të mesëm, të ndjekur nga të arsimuarit e ulët, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë emigrimi neto është kryesisht në personat me arsim të ulët dhe atyre me mesëm./ B.Hoxha

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsballkani perendimoremigracionirrjedhja e truritte arsimuar
Previous Post

Merkel, Macron dhe Putin bisedojnë rreth furnizimit të BE me vaksinën Sputnik V

Next Post

Nga të dhënat e rreme tek detyrimet kontraktore, pse u përjashtuan 16 kompani nga garat publike

Related Posts

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë më 2022, gjysma nga Kosova, rriten me 40% ikjet e shqiptarëve jashtë

28/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para!

28/01/2023
Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

Travel of Path: Shqipëria është vendi më i mirë europian për nomadët amerikanë në 2023-in

27/01/2023
2558 klasa kolektive në Shqipëri/ 22 mijë nxënës bëjnë mësim të kombinuar

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Kushi: Gjuha shqipe në rrezik, do zhvillojmë konkurs në shkolla, kemi qëllim ruajtjen e saj

24/01/2023
Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

Turizmi gjatë nëntorit në Shqipëri, të huajt sërish me rritje

21/01/2023
Next Post
Nga të dhënat e rreme tek detyrimet kontraktore, pse u përjashtuan 16 kompani nga garat publike

Nga të dhënat e rreme tek detyrimet kontraktore, pse u përjashtuan 16 kompani nga garat publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    Humb betejën me koronavirusin ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E rëndë/ Përdhunohet për 9 orë 50-vjeçarja shqiptare në Athinë. Gratë greke në protestë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kapet fieraku me karabinë, kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh në Fier

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Basha: Shqipëria i ka besuar PPP-ve, e fundit në Rajon për përfitimin e granteve nga BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E pazakontë! Gruaja hyn lakuriq në studio dhe gjuan me tullë moderatoren, pamjet për të mos u humbur

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.