Kosovë- Ka pësuar sërish rritje numri rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 923 raste pozitive.
Gjithashtu numri i viktimave mbetet i lartë. Në orët e fundit janë raportuar edhe 14 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Të dhënat janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Njoftimi i IKSHPK:
771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 923 raste pozitive.