Itali- Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Eder Shqalshi, një 34-vjeçar si dhe një Italian i quajtur Erik Galluzzo, 28 vjeç, me origjinë nga Mortegliano, të dy me banim në Talmassons në provincën e Udine.
Siç raportojnë mediat në Itali dy të rinjtë ishin duke udhëtuar në autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto me anë të një furgoni. Gjatë udhëtimit ata janë përplasur me një kamion. Përplasja ka qenë tepër e fortë saqë u ka kushtuar jetën dy të rinjve.