Gara elektorale midis Donald Trump dhe Joe Biden po sjell rezultate më të qarta dhe një diferencë të vogël në vota. Kandidati Biden deri më tani ka 238 vota ndërkohë Trump ka 213.
E ndërkohë që numërimi i votave vazhdon tanimë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, deri tani mund të kuptohet se Biden nuk ka treguar performancën e pritur veçanërisht në shtetet kyç të betejës dhe në anën tjetër Trump po fiton me hapa të avashtë terren drejt postit të kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani 238 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump, ç’ka tregon se ai është në avantazh, megjithatë shanset për ndryshimin e raporteve janë të afërta.
Beteja mes dy kandidatëve tashmë është zhvendosur në shtetet që kanë qenë të pavendosura që nga fillimi i fushatës, të cilat mund të mos publikojnë rezultatet e votimit për shumë orë ose ditë të tëra, për shkak të numrit të lartë të votave të dërguara me anë të postës.
Michigan, Wisconsin dhe Pensilvania, Karolina e Veriut, Georgia dhe Nevada duket se janë ato shtete të cilat do të përcaktojnë fituesin e garës presidenciale. Por parashikohet që Pensilvania nuk do ta përfundojë numërimin e votave të dërguara me postë deri të premten, pasi aty janë dërguar të paktën 3 milion vota. Kjo mund të nënkuptojë një rezultat “të varur” për ditë, pasi parashikimet i japin Trump një avantazh, por votat postare konsiderohen demokratike.
Ka akoma 101 vota elektorale për t’u fituar në shtetet më të pasigurta. Kushdo që merr të paktën 270 vota do të bëhet president, të dy Biden dhe Trump thonë se janë optimistë. Vendimtar do të, Georgia, Michigan të dy shtetet me 16 vota elektorale, Wisconsin, 10 dhe Pensilvania, 20.
Biden deri tani ka marrë shtete si Arizona,Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, New Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota.
Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.