• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“JAKUP KRASNIQI DO TË AKUZOHET PËR KRIME LUFTE”/ DW DETAJE PËR OPERACIONIN E BASTISJEVE NË PRISHTINË

04/11/2020
in Kosova
0
“JAKUP KRASNIQI DO TË AKUZOHET PËR KRIME LUFTE”/ DW DETAJE PËR OPERACIONIN E BASTISJEVE NË PRISHTINË

Policia e Prokurorisë Speciale të Hagës e ka bastisur shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Deri tani nuk ka hollësi për bastisjet, por bëhet e ditur se Krasniqi do të akuzohet për krime lufte.

Prokuroria e Specializuar e Gjykatës Speciale për krime lufte, konfirmoi se është duke e zhvilluar një operacion bastisjesh në Prishtinë. Ky operacion është mbështetur edhe nga Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e misionit EULEX. Hollësi të tjera nuk jepen. Bastisje po kryhen që nga paraditja në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, dhe ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi. Gjatë muajit korrik të vitit 2019, Jakup Krasniqi ishte intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë”, thuhet në një njoftim të Prokurorisë Speciale.

Aktakuza kundër Krasniqit

Por njëri nga avokatët mbrojtës së Jakup Krasniqit, Valon Hasani, thotë se “Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së sotme transferohet për në Hagë”, ku tani më është ngritur aktakuzë për krime lufte. Prokuroria Speciale dhe familjarët e Jakup Krasniqit nuk e kanë konfirmuar akoma këtë informacion.

“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje.  Aktakuza është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, deklaroi për mediet lokale avokati Valon Hasani. Pjesëtarët e misionit EULEX-it, pos në Prishtinë bastisën shtëpinë e Jakup Krasniqit edhe në fshatin e tij të lindjes, në Negrovc të Komunës së Drenasit.

Reagimet e autoriteteve

Pas zhvillimeve dhe operacioneve të Gjykatës Speciale, reagoi qeveria e Kosovës e cila tha se Kosova ka dhënë shembull për bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare.

“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull për respektimin dhe bashkëpunimin me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast, përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Reagim pati edhe nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili muaj më parë edhe vet është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte. Bastisjet nga policia e EULEX-it, Haradinaj i cilësoi si “jo në përputhje me standardet e shteteve demokratike”.

“Defilimet e tilla të EULEX-it, veçanërisht në prani të familjarëve, janë traumatike dhe paraqesin ushtrim të forcës joproporcionale që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor. Operacionet e tilla, nëse kërkohen nga organet e drejtësisë, mund të kryhen nga Policia e Kosovës”, shkruan Ramush Haradinaj.

retendimet e Prokurorisë

Dhomat e Specializuara, apo siç njihet me emrin Gjykata Speciale për Krime Lufte, trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Gjykimi i parë në këtë gjykatë tashmë po zhvillohet ndaj një ish-pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”. Mustafa i ka mohuar akuzat në një paraqitje para gjykatës më 28 tetor.

Me 24 qershor të po këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit edhe kundër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Prokuroria Speciale i “akuzon”, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, si përgjegjës “për 100 vrasje të paligjshme”. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë “qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Kjo aktakuzë akoma zyrtarisht nuk është konfirmuar apo hedhur poshtë.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se në rast konfirmimi të aktakuzës do të japë dorëheqje nga posti i tij.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbëngulësinë e bashkësisë ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime lufte dhe në trafikim organesh.

Prej vitit 2019, mbi 200 ish-pjesëtarë të UÇK janë marrë në pyetje si të dyshuar dhe dëshmitarë.

DW

Tags: eulexgjykata e hagesjakup krasniqiKosovekrime lufte
Previous Post

E PA DËGJUAR! NDËRROI JETË NJË MUAJ MË PARË NGA COVID, 55-VJEÇARI FITON ZGJEDHJET NË SHBA

Next Post

ZGJEDHJET NË SHBA/ DIFERENCË E VOGEL MES KANDIDATËVE, FATI NE SHTETET E PAVENDOSURA TE WISCONSIN, MICHIGAN DHE PENSILVANI

Related Posts

Shpëtohen nga kampi i ISIS-it 4 gra dhe 9 fëmijë shqiptarë

Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, priten nga ministri i Brendshëm në aeroportin e Prishtinës

28/05/2022
Krim në një familje në Kosovë/ Djali vret me thikë babain, vëllai binjak e godet për vdekje

Krim në një familje në Kosovë/ Djali vret me thikë babain, vëllai binjak e godet për vdekje

27/05/2022
Emigrantët për tre muaj dërguan në Kosovë rreth 240 milionë euro

Emigrantët për tre muaj dërguan në Kosovë rreth 240 milionë euro

25/05/2022
Njohja e Kosovës, eksperti grek: Greqia nuk ka më dilema, është çështje kohësh

Njohja e Kosovës, eksperti grek: Greqia nuk ka më dilema, është çështje kohësh

19/05/2022
Zelensky: Dëshira për të diskutuar me Rusinë zbehet me çdo masakër të re

Zelensky: Dëshira për të diskutuar me Rusinë zbehet me çdo masakër të re

15/05/2022
Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

13/05/2022
Next Post
ZGJEDHJET NË SHBA/ DIFERENCË E VOGEL MES KANDIDATËVE, FATI NE SHTETET E PAVENDOSURA TE WISCONSIN, MICHIGAN DHE PENSILVANI

ZGJEDHJET NË SHBA/ DIFERENCË E VOGEL MES KANDIDATËVE, FATI NE SHTETET E PAVENDOSURA TE WISCONSIN, MICHIGAN DHE PENSILVANI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    Tifozët holandezë i japin notën birrës shqiptare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO/ Ky është efektivi Ludjan Zaimi, vrau kolegun brenda në Komisariatin nr. 3

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Mblidhet Bordi i Transparencës, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shenjat që na jep trupi para infarktit në zemër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U ekzektua teksa priste djalin të dilte nga shkolla, arrestohet vrasësi i shqiptares

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

Festivali i filmit në Kanë/ Eventi shënon 75- vjetorin, e veçanta e këtij edicioni

28/05/2022
Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

28/05/2022
Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

Mbretëria e Bashkuar: Forcat ajrore ruse kanë pësuar humbje të mëdha

28/05/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.