Ka nisur sot vaksinimi i efektivëve të Policisë së Shtetit. Në stadiumin “Air Albania” ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka parë nga afër procesin e nisur.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Teksa uroi efektivët Rama gjeti momentin të përmendte një artikull, ku sipas kryeministrit thuhej se vaksina kineze ishte e para sa i takon efikasitetit.
Dje ishte interesant kishte nxjerrë New York Times një artikull ku thoshte se Sinovac ishte i pari në efiçencë,” tha Rama.