Nga e marta në Kosovë pritet të ashpërsohen masat kundër përhapjes së Coronavirusit. Për 12 ditë pritet të ketë mbyllje totale të vendit.
Këtë e ka konfirmuar Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, pas takimit që bashkë me përfaqësuesit e tjerë të shoqatës kanë zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Në mbledhjen që kemi zhvilluar sot me ministrin Vitia është diskutuar për mbylljen e vendit për 12 ditë, nga e marta, duke filluar nga shkollat, bizneset e gastronomisë, etj”,- ka thënë ai.
Kllokoqi ka pohuar se vendimi pritet të merret sot ose nesër.