Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, gjithashtu edhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Korçës.
Rrugës teksa ikën me makinë për në Pogradec, Rama kërkon një raportim nga ministri Peleshi për situatën para zgjedhore në këtë qark, e ndër të tjera e pyet edhe për “çfarë po bën PD dhe LSI”.
Rama: Po këta si janë këta, PD, LSI, ça bëhet?
Peleshi: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, me denigrime, deklarata, shpifje e sulme personale por nuk po merremi me ata nuk duam të biem në batakun ku duan të na tërheqin. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, njerëzit i kuptojnë. Përshembull ky Edmond Spaho takohet me fermerët i thotë ‘sa të vijmë ne do mbyllim gjithë doganat që ju të shisni gjithë prodhimet’.
Ndërkohë që nuk e bëjmë dot e kjo dihet që nuk bëhet edhe ai e di mirë se është vet ekonomist.
Rama: Po çe pyet, ai tjetri shkon andej do ju heqim traun, tjetri andej do ju hapim rezervuarët, po çe pyet aman, nejse nesje, Rrugës jam unë shihemi atje.