Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Civile me anë të së cilës kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i bordit të Albcontrol që u ka ulur pagat në vitin 2020. Gjykata Civile pritet që të shqyrtojë padinë e kontrollorëve ndaj kompanisë Albcontrol në seancën që nisi në 12.30. Çështje të tilla duhet të shqyrtohen në gjykatën e arbitrazhit, për në mungesë të një ligji, kompetente për çështje të tilla është Gjykata Civile.
Në gusht të vitit 2020 pasi është ulur me vendim të këshillit mbikëqyrjes paga, kontrollorët kanë bërë një padi në gjykatën civile për shfuqizimin e vendimit të bordit.