Tiranë- Greva e padeklaruar ditën e mërkurë ishte revolta e parë në sektorin publik në vendin tonë për gati dy dekada, ku punonjës të kualifikuar reaguan në kërkim të ruajtjes së pagave të veta, pasi prej një viti kanë pasur ulje të pagave mujore, pa asnjë lloj sqarimi nga ana e askujt.
Në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’ në Syri Tv, me moderatoren Klaudja Karabolli për të diskutuar mbi çështjen e keqmenaxhimit të Albcontrol ishte eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj, i cili u shpreh se pagat e kontrollorëve tanë janë më të ultat në rajon dhe Europë.
“Ky keqmenaxhim ka lindur që vitin e kaluar, kur u mor një vendim i padiskutuar për uljen e pagave për këta punonjës. Nga vlera 4400 dollarë, ata kanë marrë vetëm 62% të pagës mujore. Paga e tyr emujore është e miratuar nga ministria dhe qeveria, dhe jo nga këta kontrollorë të cilët u gjykuan për pagat e larta. Buxheti për këta punonjës nuk merret nga shteti, por nga tarifat që paguhen nga kompanitë dhe vendet e huaja për fluturimet në hapsirën shqiptare. Një pjesë e kësaj tarife kalon për pagat e tyre, nga përqindja e këtyre fluturimeve. Ne kemi 375 kontrollorë në Rinas, të cilët paguhen në shumën e vendosur nga ligjet dhe jo kërkesë e tyre. Pagesa e tyre është më e ulta në rajon dhe në Europë, duke marrë parasysh përgjegjësinë dhe kushtet e vështira me të cilat lidhet profesioni i tyre. Një shembull i mirë janë kontrollorët në Bari të Italisë, ku rroga e tyre shkon në 8000 euro në muaj.
“Specializimi është i barabartë, por rrogat tona janë shumë të ulta në krahasim me Ballkanin, dhe jo më me Europën. Kontrollorët prej vitit të kaluar kanë bërë kërkesa për institucionet dhe ministrinë, ku vetëm për kryeministrin kanë nisur 3 kërkesa, por pa asnjë përgjigje. Në këtë çështje ndërhyn gjykata, ku nga gushti i kaluar, pikërisht ditën e sotme Gjykata pranoi nisjen e gjyqyit për çështjen në fjalë.”
Goxhaj sqaroi ndër të tjera edhe specializimin e ndarë në faza të kontrollorëve.
“Kontrollorët kalojnë disa kritere, të miratuara nga ministrat. Fazë trajnimesh shkon 4 vite, pas 9 muajsh beënë trajnim në punë On Job training, por ka edhe teori kualifikimesh, pasi ndahen në disa faza. Ai pas 4 vitesh është i aftë të menaxhojë hapsira të ndryshme. Psikologe parametra shëndetësor, shikimin duhet ta kenë të mirë dhe kanë përqëndirm të theksuar. Kontrollori mund të zvendësohet nga kontrollorë nga BE pasi me ata kemi ligje e rajnime të njëjta. Janë disa rregullore, por sot u ndërrua një rregullore që mund ta licensosh një nga Afrika e jo më nga Turqia. Një rregull i padrejtë për të licensuar një kontrollor. “