Tiranë- Pjesë e panelit ‘Ekonomi Plus’, ishte edhe eksperti i Sigurisë në aeroport, Martin Biba i cili u shpreh se mbyllja e Rinasit ka qenë një skenar politikë, por cënoi sigurinë në Rinas.
Moderatorja Karabolli e pyeti ekspertin se nëse gjatë këtyre orëve problematike a u cënua siguria në aeroport?
“Ka nisur operimi në Rinas, ky është lajm i mirë, por lajmi i keq mbetet se nga momenti që u bllokua puna, siguria në Rinas u cënua. Siguria u cënua, pasi u bllokua hapsira ajrore, por përse u mbyll? Sepse kontrollorët e trafikut që janë truri i punës dhe sigurojnë jetën e njerëzve, u larguan pasi kishin probleme ekonomike, dhe kishin të drejtë të ngriheshin në grevë.”
“Ky ishte një skenar politik, ata nuk e lanë punën, kërkuan të drejtën, por u rikthyen pasi nuk mund të zvendësoheshin nga askush, aq më pak turq, ata nuk kanë të njëjtë trajnim si ne. U cënua siguria në Rinas.”
Teksa gazetarja Mirilda Tili, e cila e ka ndjekur këtë çështje qysh prej fillimit u shpreh:
“Kjo nuk ishte një protestë simbolike. Hera e parë që ndodhi një funksion i tillë sindikatash. Në bazë të marrëveshjeve Kontrollori më i ri kishte 7 vite eksperiencë. Kërkesat e tyre nuk u përdorën keq, por e përdorën për kredo politike, kërkesat ishin legjitime, pagat të shkojnë në nivelin që ishin para se të ndryshonin dhe rikthimi në vendine punës. Kontrollorët patën informacion të drejtpërdrejtë me institucione, nga Balluku kanë pasur një email që nuk mban përgjegjësi mbi këtë çështje. Teksa një ditë Balluku nisi të komentonte me rrogën e tyre, duke u shprehur se paguhet më tepër. Kontrollorët paguhen me 1 mil e 900 mijë lekë të vetra. Ata patën komunikim të vazhuesh “
A janë të zvendësueshëm kontrollorët?
“Janë të pazvendësueshëm, jo sepse mungon trajnimi, por sepse një kontrollor i aftë ai duhet të jetë On Job training, por te kuptojnë aparaturat dhe kodet shqiptare. Pra nuk munden të menaxhojnë situata të tilla. “