Dosja.al ka zbardhur emrat e dy aksionerëve të kompanisë “Masabi fruits”, me qendër në Kombinat që prisnin sot konteinerin brenda të cilit u gjetën 200 kilogramë kokainë. Sipas të dhënave në QKR, bëhet fjalë për Klajdi Xibrakun dhe Erion Petin.
Të dy nuk janë persona të përfshirë më herët në ngjarje kriminale. SPAK ka prerë fletë arresti për të dy aksionerët të cilët pritet të shoqërohen në polici.
200 kilogramë kokainë u sekuestruan në një konteiner në Portin e Durrësit kishte për destinacion kompaninë “Masabi fruits” në Kombinat të Tiranës. Kontenieri ishte i mbushur me banane dhe vinte nga Ekuadori