Disa ditë më parë, me anë të një postimi në Instagram, Agron Llakaj bëri të ditur se ai dhe e shoqja kanë kaluar Koronavirusin. Aktori tregoi se kanë qenë të infektuar për 20 ditë, nën kujdesin e vajzës së tyre, Alkidës.Ai ka dhënë një intervistë për “Neës24”, ku ka treguar se së bashku me të shoqen kishin temperaturë që prej tre ditësh. Vajza e tyre i kishte bindur që t’i nënshtroheshin testit, nga i cili rezultuan pozitivë.
Gjatë intervistës, Llakaj u shpreh mirënjohës për ekipin mjekësor, duke shtuar se një qytetar i thjeshtë nuk mund t’i kishte mundësitë që i janë ofruar atij.“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, tha ai.