Duke iu referuar mediave turke mësohet se miliarderi turk u arratis nëpërmjet Shqipërisë. Është pohuar se Faruk Fatih Özer, themeluesi i kripto-shkëmbimit të parave Thodex, shkoi jashtë vendit nga Aeroporti i Stambollit me rreth 2 miliardë dollarë (pasuri kripto) duke mbyllur sistemet e internetit për 24 vitet e fundit.
Sipas mediave, u deklarua se afërsisht 391 mijë investitorë ranë pre e mashtrimit. Thuhet se Ozer më pas ka shkuar në Tajlandë, por ende nuk dihet vend ndodhja e tij e saktë.
Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter, duke e bërë të pamundur që të gjendet vendndodhja e tij. Hetuesit turk kanë marrë në kontroll të gjithë kompjuterët dhe të dhënat nga kompania për të lokalizuar atë, por deri tani ato kanë qenë të pasuksesshme.
Pas ankesave penale të shumë njerëzve, Kryeprokurori Publik Anadoll i Stambollit nisi një hetim. Ndërkohë, u mësua që Faruk Fatih Özer, themeluesi i Thodex, mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, të Martën, 20 Prill në orën 19.50. Fotoja e Faruk Fatih Özer u zbulua ndërsa ai po largohej nga Aeroporti i Stambollit.
Faruk Fatih Ozer, themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX në Turqi, ndaloi operacionet më 19 prill, duke u vjedhur kështu investitorëve 2 miliard dollarë. Sipas lajmeve, u deklarua se afërsisht 391 mijë investitorë ranë pre e mashtrimit.
Pas kësaj ngjarjeje, Ozer u largua nga aeroporti Stambollit të mërkurën në mbrëmje. Ai gjithashtu mbylli edhe llogarinë e tij në Twitter. Thuhet se Ozer ka shkuar në Tajlandë.