Qeveria shqiptare ka kërkuar 100 milionë dollarë të tjera borxh pranë Bankës Botërore nën një projekt për rehabilitimin dhe modernizimin e urave në vend për të cilin Bordi i Bankës pritet të marrë një vendim në nëntor të këtij viti.
Projekti do të zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar sipas dokumenteve dhe referohet se në njohuritë e ekspertëve të këtij institucioni, për rrjetin rrugor kombëtar, pritet që rreth 80 ura me përparësi (me një fluks trafikut prej 100 deri në 2500 mjete në ditë) dhe kanale nën rrugë do të kërkojnë ndërhyrje brenda shtatë viteve të ardhshme.
“Urat dhe kanalet nën rrugë prioritare do të jenë së pari ato me rëndësi më të lartë socio-ekonomike për shkak të vendndodhjes së tyre përgjatë korridoreve ekonomike kryesore apo që bëjnë lidhjen e popullatës në nevojë me shërbimet publike, vendet e punës apo qendrat e tregut. Së dyti do të jenë urat ku ka dobësi dhe risk për shkak të kushteve të tyre të përkeqësuar strukturore apo që ndodhen në zona që janë të përfshira herë pas here nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimeve klimatike. Së treti do të jenë edhe ato ura që mund të duan ndërhyrje të menjëhershme në harkun kohor të shtatë viteve kur do të jetë në zbatim projekti”, thuhet në raportin e Bankës.
Punimet civile do të projektohen me norma të reja të rezistencës për t’u bërë ballë në të ardhmen fatkeqësive natyrore dhe ndryshimeve klimatike (veçanërisht për Shqipërinë, tërmete, stuhi ere, përmbytje, ngjarjeve me temperaturë ekstreme). Punimet do të projektohen gjithashtu për të:
a)rritur kapacitetin rrugor dhe nevojat e këmbësorëve në zonat rurale dhe popullatës lokale
b)përmirësuar sigurinë rrugore, përfshirë afrimin plotësisht në përputhje me kodet euro të rrugëve, dhe të adresohen mangësitë e identifikuara nga kontrolli i sigurisë rrugore. Do të përgatitet një studim për të zgjedhur urat prioritare.
“Sapo të zgjidhen urat prioritare, projekti do të jetë në gjendje të vlerësojë më saktësisht dhe në mënyrë efektive se cilën grupet e prekshme që përdorin urat më shpesh si në zonat urbane ashtu edhe në ato më pak urbane. Profili i saktë i përfituesit do të përcaktohen pasi të ketë përfunduar zgjedhja e urave” vlerëson Banka.
I njëjti dokument vlerëson se ky projekt do të rehabilitojë dhe rindërtojë rreth 80 urave dhe kanale nën rrugë me përparësi në të gjithë Shqipërinë do të ketë në objektiv edhe infrastrukturën tjetër mbështetëse të urave duke zgjeruar trotuaret, zëvendësuar tubacione, hidroizolim të superstrukturës, heqje të betonit të lirshëm nga sipërfaqja, riprofilizimi i betonit strukturor, ura kulluese të ujit të shiut).
Marrë nga Monitor.al