Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se deri tani Partia Socialiste ka shënuar një humbje të thellë.
Basha bëri thirrje që numërimi të vijojë në mënyrë rigoroze dhe se vullneti i popullit është shprehur në kutitë e votimit, ndërsa apeloi që të mos bëhen lojëra me votat e qytetarëve.
“Deri sa janë ndëshkuar në ato që i konsideronin si bastione ne presim që fitorja e Aleancës të konfirmohen në të gjithë vendit. I bëj thirrje t’i lënë lojërat, të vazhdohet numërimi sepse vullneti i popullit është në ato kuti. Numërimi do të bëhet në mënyrë strikte. Unë jam i bindur se në fund të këtij numërimi fitorja do të jetë e prekshme”, tha Basha.