Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve parlamentare. Ambasadori përgëzon edhe shqiptarët për pjesëmarrjen e lartë pavarësisht kufizimeve që imponon pandemia.

Ashtu si homologët e tij, amerikania Kim dhe gjermani Zingraf, ambasadori britanik përgëzon edhe Partinë Demokratike për fushatën e fortë.
Britania e Madhe e ka mbështetur dhe ka ndjekur përgatitjen dhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Ne na vjen mirë që pamë zbatimin e kornizës zgjedhore dhe dëshmuam që qytetarët votuan në një numër të madh. Ne inkurajojmë institucionet shqiptare që të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara,” shton Duncan Norman.