Kosovë- Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pasi babai i tij dha dorëheqjen i ka drejtuar një letër, ku fme fjalë prekëse mbështet të atin në përballjen me Dhomën Speciale në Hagë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Thaçi shkruan se babai i tij e ka fituar lirinë dhe tashmë do të udhëheqë betejën për drejtësi. Ai shprehet se do të jetë duke e pritur babain në shtëpi.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK,”- shkruan ai krah një fotoje ku shfaqet bashkë me të atin, duke qeshur.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.Bashkë me Thaçin e Veselin, deri tani dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.