• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Tregu i punës nga pandemia; 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes

05/05/2021
in Ekonomi
0
Tregu i punës nga pandemia; 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes

Papunësia shënoi rritje në vitin 2020-s, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë në aktivitetet ekonomike, por ndërkohë paga mesatare vijoi rritjen. INSTAT ka publikuar raportin mbi tregun e punës 2020.

Shkalla zyrtare e papunësisë në vitin 2020, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,7%  dhe shënon një rritje me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019. Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,4 pikë përqindje më e ulët sesa për femrat.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2020, numri i personave në forcën e punës është 1.407.934 persona. Femrat përbëjnë 44,6 % të forcës së punës dhe meshkujt 55,4 %. Të punësuar janë 1.243.345persona, ku femrat përbëjnë 44,5 % të të punësuarve dhe meshkujt 55,5 %. Numri i tëpapunëve vlerësohet të jetë 164.613persona, ndër të cilët 45,5 % janë femra dhe 54,5 % janë meshkuj.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15–64 vjeç është 69,1 %. Për meshkujt e moshës 15–64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.Shkalla e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 60,6 %.

Shkalla e punësimit për femrat është 53,6 % dhe për meshkujt 67,8 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup–moshë është 14,2 pikë përqindjenë favor të meshkujve.Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 % të të punësuarve gjithsej.

Në vitin 2020, rezulton se 46,1 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 33,3 % janë të vetë–punësuar (punëdhënës ose të vetë–punësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

Pagat në rritje

Në  vitin  2020, paga  mesatare  bruto  për  një  të  punësuar  me  pagë në  Shqipëri  është  53.662  lekë.

Krahasuar me vitin 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri u rrit me 2,4%. Paga  mesatare  mujore  bruto  është  mbi  nivelin  mesatar  për  aktivitetet  ekonomike  si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni, Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi  i  automjeteve  dhe  motorçikletave;  transporti  dhe  magazinimi;  aktivitetet  e  akomodimit  dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësia, Silvikultura dhe Peshkimi.

Hendeku gjinor në paga është 6,6%. Hendeku gjinor në paga është më i theksuar mes punonjësve që janë të punësuar në ndërmarrjet ekonomike që i përkasin grup-aktivitetit ekonomik “Industria nxjerrëse; përpunuese;  energjia  elektrike,  gazi,  avulli  dhe  furnizimi  me  ajër  të  kondicionuar;  furnizimi  me  ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”, ku arrin vlerën 31,9%.

Gjatë vitit 2020, 26,2% e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore  bruto  deri  në  nivelin  e  pagës minimale  zyrtare.  Për  vitin  2020,  paga  minimale  zyrtare  është 26.000 lekë.

Ulet papunësia tek të rinjtë

Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 26,5% (27,0% për meshkujt dhe 25,9% për   femrat).   Krahasuar   me   vitin   pararendës,   shkalla   e   papunësisë   së   të   rinjve   ka   rënë   me 0,7pikë përqindje.

Në  vitin  2020,  të  rinjtë  e  moshës  15-29  vjeç  të  cilët  nuk  janë  të  punësuar  dhe  nuk  janë  duke  ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 27,9 % të të rinjve gjithsej.

Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 35,1 % klasifikohen si të papunë. Pjesa tjetër, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë ose  të  dekurajuar  (15,2  %),  ose  duke  përmbushur  detyra  dhe  përgjegjësi  familjare  (16,6  %),  ose  për arsye të tjera (33,1 %).

Në  vitin  2020,  grup-profesionet  më  të  paguara  janë:  Ligjvënësit,  nëpunësit  e  lartë  të  administratës shtetërore  dhe  drejtorët  ekzekutivë;  Specialistët  me  arsim  të  lartë  (profesionistë);  dhe  Teknikët  dhe specialistët  në  zbatim.  Ndërsa  grup-profesionet  me  pagë  nën  nivelin  mesatar  janë:  Punonjës  të kualifikuar  të  bujqësisë  pyjeve  dhe  peshkimit;  punëtorët  e  profesioneve  elementare;  dhe  zejtarët, artizanët dhe profesione të lidhura me to.

Në Gjirokastër “punohet” më shumë, në Lezhë më pak

Një  analizë  mbi  baza  rajonale,  tregon  që  në  vitin  2020,  qarqet me  shkallë  punësimi  më  të  lartë  për popullsinë 15-64 vjeç janë: Gjirokastra(69,0%) dhe Korça(61,1%). Ndërsa qarqetme shkallë punësimi më të ulët janë qarku i Lezhës (33,7 %) dhe i Dibrës (44,7 %). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë qarku i Lezhës me 22,2% dhe i Vlorës me 16,6%.Në vitin 2020, në qarkun e Tiranës, punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël të punësimit gjithsej (7,3 %). Pjesa më e madhe e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve    (66,3 %) dhe një peshë të konsiderueshme zë edhe industria (26,3 %).

Tags: biznesi i familjespandemiapunetore pa pagesetregu i punes
Previous Post

Tmerr në Brazil! 18- vjeçari vret me thikë 3 fëmijë dhe dy edukatore në një çerdhe(VIDEO)

Next Post

Rikthehen vranësirat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Parashikimi i motit për këtë të enjte

Rikthehen vranësirat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.