Ish-kreu i PDK, Kadri Veseli ka përfunduar vizitën 3-ditore në Kosovë për t’i qëndruar afër babait të tij i cili pësoi sulm në tru.
Veselit iu dha leje e përkohshme nga Haga për këtë arsye familjare, tekas i ati trajtohet në spitalin e Mitrovicës.
Tashmë Veseli rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar procesin gjyqësor ndërkohë që akuzohet nga Prokuroria Speciale e Hagës për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.