Luftimet mes Izraelit dhe Palestinës vijojnë në ditën e pestë të tyre, që pas shpërthimit të hënën. Situata duket se nuk po gjen qetësi, ndërkohë që një negociator amerikan ka mbërritur sot me qëllim për të vendosjen e një armëpushimi.
Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka bërë të ditur së fundmi se 139 njerëz janë vrarë që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Më shumë se 1.000 njerëz janë plagosur.
Ushtria izraelite thotë se dhjetëra militantë janë vrarë në konflikt deri më tani.