Ka ndërruar jetë në spital pas 1 jave lufte me vdekjen 24-vjeçari, Ergin Iseni, i plagosur rëndë në incidentin e 12 majit në Butel të Shkupit.
Përleshja e armatosur ndodhi mbrëmjen e 12 majit në Butel, ku mbeti i vrarë në vend 43-vjeçari Kamber Idrizi, ndërsa lëndime të rënda mori nipi i tij Ergin Iseni, ku ndërroi jetë në spital, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit atë natë janë shtënë më shumë se 80 plumba, 6 prej të cilëve kishte marrë edhe 24-vjeçari Iseni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Butel 2. Mësohet se viktima në momentin e krimit ishte brenda makinës së tij tip “Golf 7” e parkuar pranë një parkimi restoranti. Dyshohet se autorët e kanë pritur viktimën deri sa ka ardhur në parkim ndërsa më pas i janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri.
Arma e vrasësve ka qenë kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur të pakën 90 gëzhoja, ku disa prej tyre i morën jetën Kamer Idrizit.