Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 16 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 4, 060 teste të realizuara, janë shënuar 51 raste të reja me Covid.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në Maqedoninë e Veriut janë aktivë 2, 939 raste. Sakaq që nga fillimi i pandemisë 5, 296 pacientë me Covid kanë humbur jetën nga koronavirusi.