Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën pas konsultimeve në Bruksel t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së. “Ne pamë një ulje të detyruar që çoi në arrestim,” tha Merkel pasi arriti në samitin e BE-së. “Të gjitha shpjegimet e tjera për uljen e avionit të Ryanair-it janë plotësisht të papranueshme.”
Kancelarja gjermane, Angela Merkel i konsideron të papranueshme dhe të pabesueshme shpjegimet e Minskut për detyrimin e një avioni që të zbriste në Bjellorusi dhe për arrestimin e një disidenti në bord.
Vendet e BE-së thërresin ambasadorët e Bjellorusisë.
Komentet e Merkel erdhën pasi Gjermania iu bashkua disa vendeve evropiane që thirrën ambasadorët e Bjellorusisë në vendet e tyre, pas tronditjes për uljen e detyruar të një avioni në Minsk dhe për arrestimin e një gazetari disident që pasoi pasoi pas uljes së avionit.

“Të gjithë udhëheqësit e BE janë të një medimi, madje edhe vendet direkte fqinjë si Polonia dhe vendet baltike. Duket se Bjellorusia ka kaluar vijën e kuqe,” njofton Riegert.
Një zyrtar i NATO-s tha se ambasadorët e aleancën ushtarake perëndimore do të diskutojnë gjithashtu për këtë incident gjatë ditës së martë./DW