KOSOVË– Vijojnë operacionet e Eulex-it në Kosovë. Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë zbarkuar zyrtarë të EULEX-it. Ndërkohë efiektivët e policisë kanë mbërritur edhe në shtëpinë e Thaçit dhe Veslit, ku kanë nisur bastisjen e tyre. Sakaq, Kryeministri Avdullah Hoti nisur nga trazirat që janë shkatuar në vend ka thirrur në një mbledhje urgjente ministrat e qeverisë, ku në fokues të mbledhjes do të jetë pikërisht operacioni i EULEX në territorin e Kosovës.
Gjithsesi, zyra e shtypit të qeverisë nuk ka bërë me dije pikat e rendit të ditës për të cilat do të diskutohet në mbledhjes. Pas mbledhjes kryeministri Avdullah Hoti, pritet që të dalë në një konferencë për gazetarët.
Kjo mbledhje e Qeverisë vjen një ditë pas arrestimit nga Specialja të tash ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Një natë më parë, ministri i Drejtësisë Selim Selimi tha se nuk kanë qenë të informuar për operacionet e fundit të Speciales, e për këtë arsye do do të mbajnë mbledhje urgjente të ekzekutivit.
Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë. Ish-Presidenti tha dje një mesazh duke ndryshuar foton e coverit të tij në Facebook, në të cilin ka vendosur një fotografi të muajit korrik pas kthimit të tij nga Haga, moment kur ai u prit nga shumë qytetarë të Kosovës si hero i vendit. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.
Dje Thaçi hoqi dorë nga posti i Presidentit, vend të cilin e ka marrë përkohësisht Vjosa Osmani. Kryeparlamentarja mund të qëndrojë në këtë pozitë deri në gjashtë muaj, nëse deri atëherë nuk sigurohen votat për një President të ri të shtetit.