Gazeta e madhe franceze Le Figaro, i ka kushtuar një artikull të gjatë trashigimisë komuniste të Shqipërisë, rolit të sigurimit të shtetit në një nga diktaturat më të egra të lindjes, si dhe përdorimit të këtyre metodave nga socialistët në pushtet duke u mbështetur tek skandali i përdorimit të patronazhistëve për zgjedhje që u zbulua nga Lapsi.al. Reporteri i madh, Thierry Portes, i cili qëndroi në Tiranë për të investiguar se si përdoren në politikën e sotme metodat e së shkuarës, ka vizituar muzeun e sigurimit, “shtëpinë me gjedhe”, ka ndjekur kalvarin e personazheve që nuk gjejnë eshtrat e prindërve të tyre dhe përgjatë këtij artikulli i ka kushtuar një hapsirë goxha të madhe edhe sistemit vjedhjes të të dhënave personale që partia në pushtet përdori për zgjedhjet.