KOSOVË- Presidentja e përkohëshme e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të detyrës ka vizituar dhe ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare të cilat thonë se Osmani është shprehur se ka për qëllim që të ndjekë shembullin e ish-presidentit. Ajo më tej u shpreh se Ibrahim Rugova ishtë një nga themeltarët e shtetit të Kosovës si dhe ai cilësohet si njeriu që bashkoi të gjithë qytetarët shqiptarë rreth kauzës së përbashkët që Kosova është një kombë i lirë.
“Sot bashkë me bashkëpunëtorët e mi erdhëm që të nderojmë presidentin Rugova, themeltarin e shtetit të Kosovës, njeriu i cili nëpërmjet një politike të pashembullt, arriti që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët rreth një kauze të përbashkët dhe në të njëjtën kohë, arriti që në kohërat kur të gjithë duhej të flisnin njëzëri ndaj hegjemonisë serbe, ta bashkojë atë zë dhe mbi të gjitha të sigurohet që ai zë të jehojë edhe në kancelaritë dhe zyrat më të rëndësishme të botës. Pra, u sigurua që bota të dijë jo vetëm se ku është Kosova, por që bota ta marr vesh për secilin krim që kreu në Kosovë”, është shprehur ajo.
Dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e konfirmoi vetë Thaçi, pas konfirmimit të akt-akuzës nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë. Në vendin e tij u përcaktua përkohësisht si kryetare e shtetit, Vjosa Osmani.