• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqiptarët po punojnë më gjatë, por rrezikojnë pensione më të ulëta

01/06/2021
in Ekonomi
0
Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët. 5 mijë lekë të reja për Vitin e Ri

Nga viti 2015 kur nisi zbatimi i reformës së pensioneve, mosha mesatare e daljes në pension arriti në 63.3 vite, me një rritje mesatare 7 muaj në harkun e pesë viteve. Por nga ana tjetër, që nga aplikimi i reformës, periudha mesatare e kontributive për pensionet e reja të pleqërisë ka pësuar rënie të ndjeshme. P.sh., në vitin 2015, pensionistët që dolën atë vit në pension kishin derdhur kontribute afërisht për 32.3 vite pune, ndërsa ata që kanë dalë në pension në vitin 2020 kanë paguar kontribute për 29.4 vite pune, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në harkun e pesë viteve, mosha mesatare e kontributive për pensionet e reja ka rënë afërisht me 3 vite.

Për të përfituar pension të plotë pleqërie sipas Ligjit të Sigurimeve duhen jo më pak se 35 vite sigurimi, për personat të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31 Dhjetor 2014. Ky pension nuk mund të jetë më pak se 13,753 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal ose 27,506 lekë.

Ndërkohë, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 1 janari 2015 e në vazhdim, e ardhura minimale (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 15 vite, sipas formulës së re të përllogaritjes së pensioneve), nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila aktualisht është 7465 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e tyre. Mosha mesatare e kontributeve në vendin tonë ishte 5 vite e 6 muaj më e vogël se kriteri ligjor për të përfituar pension të plotë.

Mosha e daljes në pension po ecën në raport të zhdrejtë me periudhën e kontributive. Në një pamje të përgjithshme shqiptarët punojnë më gjatë dhe përfitojnë pagesë më të ulët sepse nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet. Ekspertë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pohuan se ulja e periudhës së kontributeve po vjen për shkak se është rritur numri i personave jashtë vendit që përfitojnë pension të pjesshëm. ISSH ofron shërbim me pensione për popullsinë e regjistrit civil prej më shumë se 4 milionë personash.

Si rrjedhojë e uljes së moshës kontributive, pensionet e reja po dalin me vlerë më të ulët se ato të një viti paraardhës. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020, pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019. Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015 pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025 dhe rritjen graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Pas 15 vitesh, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit duke arritur në 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056. 

Marrë nga Monitor.al

Tags: pensionepensione te uletapuna e gjate
Previous Post

“Koha e duhur për të shpallur ndjenjat tuaja”/ HOROSKOPI i Paolo Fox, e martë 1 qershor 2021

Next Post

Del VIDEO/ Kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria 2003

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Del VIDEO/ Kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria 2003

Del VIDEO/ Kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria 2003

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.