Vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, Meadow Walker, postoi në Instagram një foto bardh e zi ku shfaqet së bashku me kumbarin e saj – kolegun e Paul, Vin Diesel – dhe vajzën 13-vjeçare të Diesel, Similce.
“Familje <3”, shkroi modelja 22-vjeçare në postimin e saj, ku Diesel komentoi: “Gjithë dashuri. Gjithmonë …”
Meadow ka qëndruar afër Diesel dhe familjes së tij, që kur babai i saj vdiq në një aksident me një makinë në nëntor të vitit 2013, në moshën 40-vjeçare.
Vajza e Paul më parë ndau një selfie me tre fëmijët e Diesel në qershor të vitit 2020. “Familje, përgjithmonë”, e mbishkroi Meadow postimin.
Diesel gjithashtu e ka trajtuar Meadow si një nga fëmijët e tij gjatë këtyre viteve.
“Mund të them se jam shumë krenar për personin që po bëhesh… por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty,” shkroi ai në Instagram në vitin 2019, duke festuar ditëlindjen e saj të 21-të. “Urime ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje të shkoje në Japoni, por familja po të pret me një tortë kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua fëmijë. Xhaxhi Vin.”
Paul luajti në 6 nga 7 filmat e parë të Fast and Furious, në 5 prej të cilëve ai u shfaq bashkë me Diesel. Vëllezërit e tij Cody dhe Caleb vazhduan për të pas vdekjes së tij për të përfunduar xhirimet e Furious 7.