Greqia ka shtyrë sërish hapjen e kufijve me Shqipërinë deri më 14 qershor, lajm të cilin e ka konfirmuar edhe policia e Korçës.
Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona.
Aktualisht pas publikimit të rregullave të reja në vendin fqinj lejohet të hyjnë të gjithë qytetarët nga vendet e BE-së dhe zona Shengenit, përfshirë partnerët e tyre dhe fëmijët e mitur.
Gjithashtu mund të lëvizin dhe persona të cilët janë të pajisur me pasaportë apo leje qëndrimi të një vendi të BE-së, minoritarëve dhe punonjësve sezonalë.
Po përveç kësaj këtyre kategorive është publikuar edhe një listë e vendeve që mund të hyjnë në Greqi. Ndër to janë:
Australia, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Emiratet e Bashkuara Arabe,Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Izrael, Kanada, Bjellorusi,Mal i Zi,Katar, Kina, Rusi,Arabia Saudite, Serbi.
Mesa vërejmë në listë janë prezente, Mal i Zi, Serbi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, që do të thotë se nga rajoni i Ballkanit të vetmet që nuk mund të hyjnë në vendin fqinj janë Shqipëria dhe Kosova.
Ende nuk dihen se cilat janë kriteret e kësaj përzgjedhje apo përjashtimi. Kujtojmë se paki ditë më parë disa deputetë të Syrizas i kërkuan qeverisë greke shpjegime pse nuk po hapeshin pikat kufitare me Shqipërinë, gjithashtu dy deputetë të zonës së Kozanit kërkuar hapjen e kufinjve me vendin tonë pasi në zonat përreth rrezikohej pemëtaria.