Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit në muajin maj me 1.8 për qind, ku peshën kryesore e patën çmimet e vajit, zarzavateve dhe shërbimeve e transportit.
INSTAT raportoi se, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2021, krahasuar me prill 2021 është -0,9%.
Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,26 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,11 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Maj 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,7%, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8%, “Transporti” me 2,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 1,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Shëndeti” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,1%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 6,2%, “fruta” me 4,0%, “peshk” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,8%, “mish” me 1,5%, etj.
Krahasuar me muajin Prill 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,2%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.
Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje në inflacionin e majit. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.
Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje.
Marrë nga Monitor.al