Policia greke nuk ka arritur ende të identifikojë plotësisht autorët e grabitjes tragjike të disa javëve më parë në Glyka Nera të Athinës, ku mbeti e vdekur një 20-vjeçare pranë vogëlushes së saj. Grabitësit u futën në shtëpi me qëllim marrjen e parave dhe bizhuterive, por në një moment njërit prej tyre i ra maska duke bërë që e reja t’i shikonte fytyrën.
Pas kësaj, grupi i grabitësve vrau vajzën e re duke e mbytur me jastëk pranë vogëlushës, ndërsa bashkëshorti ishte i lidhur ne pjesën tjetër të dhomës, shkruan abcnews.al.
Policia greke thekson se ka arritur në idenitifikimin e pjesshëm të bandës së grabitësve duke theksuar se ata nuk kanë lënë asnjë gjurmë në shtëpi.
Sipas mediave greke, fakti që deri më tani nuk është zbuluar thuajse asnjë provë që mund të lidhë grabitësit me ngjarjen ka të bëjë me dy mundësi:
1-Ose ata kanë pastruar shtëpinë nga çdo provë pas krimit;
2-Ose kanë qenë me shumë fat.
Deri më tani policia ka disa të dyshuar, megjithatë mungesa e provave bën që të mos i lidhë dot me ngjarjen tragjike.