Komiteti i vaksinimit në Greqi ka rekomanduar autoritetet për të ndaluar vaksinimet me Astrazeneca për personat nën 60 vjeç.
Sipas Protothema.gr, vendimi që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet një lajmërim pasditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht, në Greqi kjo vaksinë iu bëhet personave mbi 30 vjeç. Në konferencën e sotme të Ministrisë pritet të sqarohet edhe se çfarë do të ndodhë me ata persona nën 60 vjeç të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astrazenca dhe janë duke pritur për të dytën.
Ky rekomandim për qytetarët nën moshën 60 vjeç që të vaksinohen me ndonjë nga tre vaksinat e tjera të miratuara vjen për shkak të lehtësimit të situatës epidemiologjie në vend. Në rast se situata do të përkeqësohet, rekomandimi do të ndryshojë.