Kosovë– Kosova ka nisur sërish karantinën!
Rrugët e Prishtinës janë boshatisur për shkak të masave që janë marrë për COVID nga qeveria.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që në fundjavë të ndalohet veprimtaria tek të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hënë) në orën 05:00.