KOSOVË- Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando është takuar ditën e sotme me kryeministrin Albin Kurti. Në një postim në Twitter, Orlando shkruan se me Kurtin ka biskutuar për zhvillimet aktuale në vend, si dhe për mundësitë e zgjerimit të partneritetit mes dy vendeve. Ai me postimin e tij gjithashtu ka njoftuar se Ministri i Jashtën i Italisë, Luigi Di Maio do të vizitojë Kosovën së shpejti.
“Sot, pata kënaqësinë të takoja Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar zhvillimet aktuale dhe mundësitë e zgjerimit të partneritetit tonë të shkëlqyeshëm në prag të vizitës së Ministrit Luigi Di Maio në Kosovë”, shkruan Orlando.