Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi, por edhe anembanë botës, ku piloti Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline Crouch dhe për ditë të tëra deklaroi se ishte një vrasje nga persona të tjerë, derisa pranoi autorësinë e krimit pas presionit të policisë dhe provave të pakundërshtueshme. Të dhëna tronditëse dalin nga ditari i të resë që tregon se donte të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe të largohej së bashku me vajzën e saj të vogël.
33 vjeçari Babis Anagnostopoulos, pranoi se e vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe më pas sajoi një grabitje, pasi ajo e kishte kërcënuar se donte divorcin. Pasi e mbyti me jastëk, Babis shprehet se e kishte zënë paniku kur e kishte parë të vdekur dhe për këtë arsye, duke qenë e pamundur të zhdukte trupin kishte menduar të shpikte grabitjen e sajuar. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Babis tregon se 20-vjeçarja ishte shumë agresive dhe se hodhi foshnjën në krevat e më pas e goditi natën e vrasjes, gjë që e kishte bërë të dilte nga kontrolli.