SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petloviç ka bërë me dije se Ministri serb i Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviçiç, i është ndaluar që të hyjë në Kosovë. Gazeta Ekspress shkruan se Petkoviç është ankuar për moslejimin e ministrit serb në Kosovë, duke shtuar se ai kishte njoftuar paraprakisht për vizitën e tij në Kosovë.
“Por përkundër kësaj Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe me dëshirë vendosi që të mos e lejojë ta zhvillonte vizitën”, tha Petkoviç.
Ministri serb kishte planifikuar të vizitonte Universitetin e Mitrovicën e Veriut, ku do të dhuronte bursa për studentët, dhe më pas do të vizitonte Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim Sportiv në Zubin Potok.